Mishi i pules nga brazili, ndalohet per import ne Kosove.
Agjencia e ushqimit dhe veterinaries ka beret e ditur se nga data 20 maj eshte nderprere perkohesisht importi I mishit te pules dhe produkteve te tjera te shpendeve nga Brazili.
“Kjo masë është ndërmarrë si përgjigje ndaj shpërthimit të gripit të shpendëve (H5N1) në një fermë komerciale në shtetin Rio Grande të Brazilit, i konfirmuar më 16 maj 2025 nga autoritetet braziliane.
Ky vendim synon të mbrojë shëndetin publik dhe të parandalojë përhapjen e mundshme të sëmundjes në territorin e Kosovës”, thuhet ne njoftim.
Ndalimi do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, bazuar në situatën epidemiologjike në Brazil dhe rivlerësimit të rrezikut nga AUV-i.