20 plumba u shkrepën natën e 12 majit në afërsi të Rrugës B në Prishtinë.
Të lënduar nuk pati, mirëpo dy vetura u dëmtuan nga të shtënat.
Sipas policisë, plumbat janë të armëve të ndryshme.
“Rreth orës 23:55 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, të cilat kanë rezultuar me gjetjen e dy lloje gëzhojash”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia thotë se po punon për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve dhe, në të njëjtën kohë, po vijon punën hetimore.