Kosova është renditur e 99-ta nga 180 shtete në indeksin vjetor të lirisë se shtypit të organizatës “Reporterët pa kufij”.
Kjo shënon rënie prej 24 vendesh nga viti 2024, kur renditej në pozitën e 75-të ndërsa krahasuar me vitin 2023, Kosova ka dënie prej 43 pozitash. Kjo renditje është renditja më e ulët e Kosovës në 15 vitet e fundit.Në indeks, Kosova renditet më së keqi në raport me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria renditet e 80-a, Mali i Zi i 37-i, Maqedonia e Veriut e 42-ta, Bosnje e Hercegovina e 86-ta dhe Serbia e 96-a.
Pesë vendet e para me gjendjen më të mirë të lirisë së shtypit sipas raportit të “Reporterët pa Kufij” janë: Norvegjia, Estonia, Holanda, Suedia dhe Finlanda.Ky raport vlerëson se tregu mediatik në Kosovë është i larmishëm, zhvillimin e mediave e konsideron si të kufizuar.
Ky raport evidenton edhe kërcënimet ndaj lirisë se medias, përmes rregulloreve të politizuar, qasjes së pamjaftueshme për gazetarët dhe rreziqet për sigurinë e gazetarëve.
“Liria e medias kërcënohet nga rregulloret e politizuara, qasja e pamjaftueshme në informacionin publik dhe rreziqet serioze për sigurinë e gazetarëve”, thuhet në raport.
Gjithashtu, thuhet se gazetaret vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike.