Errët
Ndritshëm

Vrasje në tentativë në Deçan

26.04.2025
Policia, Vetura E Policisë, Policia E Kosovës Shënjestër (2)

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 25.04.2025 në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit persona të panjohur kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një veture në të cilën gjendej një person.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 15 gëzhoja.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime.

Errët
Ndritshëm