Errët
Ndritshëm

Ter Stegen rikthehet pas 7 muajsh

25.04.2025
Marc Andre Ter Stegen Fc Barcelona 2023 1674464705 100520

Pas një mungese të gjatë shtatëmujore, portieri i Barcelonës dhe i kombëtares gjermane, Marc-André ter Stegen, ka marrë më në fund dritën jeshile nga stafi mjekësor për të rikthyer në fushë. Lajmi vjen pas një periudhe të gjatë rehabilitimi, që nisi më 22 shtator, kur ai pësoi një dëmtim të rëndë në tendinën patelare të gjurit të djathtë gjatë një ndeshjeje kundër Villarreal në stadiumin La Ceramica.

Fillimisht u mendua se sezoni i tij kishte përfunduar, por falë përkushtimit të jashtëzakonshëm dhe profesionalizmit të tij, Ter Stegen është rikuperuar më herët se sa ishte parashikuar, duke lënë pas një operacion dhe muaj të tërë stërvitje intensive. Rikthimi i tij është planifikuar për finalen e Copa del Rey.

Pavarësisht entuziazmit që ka sjellë rikthimi i tij, stafi teknik ende nuk ka marrë një vendim për përfshirjen e tij në listën e Champions League, gjë që do të kërkonte largimin e portierit tjetër, Szczesny. Megjithatë, ai pritet të luajë në ndeshjet e La Liga-s, si një mënyrë për ta rifutur gradualisht në ritmin e garave.

 

Errët
Ndritshëm