Errët
Ndritshëm

Të shtëna me armë zjarri pranë stacionit të autobusëve në Pejë

22.04.2025

Të martën rreth mesditës, të shtëna me armë zjarri janë raportuar afër stacionit të autobusëve në Pejë, konkretisht në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi se incidenti ndodhi rreth orës 12:20, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 12:20 kemi marrë informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’. Menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht jemi në grumbullim të provave dhe informacioneve,” tha Rugova.

Policia nuk ka konfirmuar nëse ndonjë person ka mbetur i lënduar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë ende në zhvillim.

Errët
Ndritshëm