Errët
Ndritshëm

Rrëzohet vinçi në “Rrugën A” në Prishtinë – Komuna dhe Policia në terren

22.04.2025

Të martën në “Rrugën A” në Prishtinë është rrëzuar një vinç gjatë punimeve ndërtimore në atë zonë.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka konfirmuar se ekipet komunale dhe ato të Policisë së Kosovës janë duke shkuar në vendin e ngjarjes për të vlerësuar situatën dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme.

Fushtica u ka bërë thirrje qytetarëve që raste të tilla t’i raportojnë përmes numrave pa pagesë: 0800 122 33 dhe 0800 122 44.

Errët
Ndritshëm