Errët
Ndritshëm

I dyshuari për kokainë, Vali Corleone del para trupit gjykues

22.04.2025

Princ Valentino Corleone ka dalë të martën para Gjykatës në Prishtinë si i akuzuar për drogë.

“Hajde me ngreh ndonjë vi kokë” ishte ftesa e Corleones sipas dosjes së Prokurorisë. Pas leximit të aktakuzës, i akuzuari Valentino Corleone u deklarua i pafajshëm.

Corleone dyshohet se më datë 17.03.2023, rreth orës 20:30, në një motel të Qagllavicës, në Prishtinë, sa ishte në shoqërimin e A.B dhe M.SH, kishte ftuar edhe L.H, duke iu drejtuar me fjalët “Hajde me ngreh ndonjë vi kokë,” ajo më vonë kishte shkuar në motel.

Sipas aktakuzës së datës 29.06.2023, i pandehuri Princ Valentino Corleone ia ka dhënë një sasi kokainë për ta konsumuar, të cilën L.H. e ka konsumuar. Po ashtu, i pandehuri Princ Valentino Corleone i kishte dhënë substancë narkotike edhe M.Sh., për të konsumuar, e cila gjithashtu e ka konsumuar substancën narkotike.

Më pas, gjatë kontrollit nga ana e policisë, të pandehurit Valentino Corleone i është gjetur një dozë dhe një qese me substancë narkotike të llojit kokainë, me peshë të përgjithshme prej 39 gram.

Ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Errët
Ndritshëm