Grupi “Asnjë cent më shumë” kanë bërë të ditur se të shtunën do të mbahet protesta radhës kundër shtrenjtimit të energjisë. Protesta do të mbahet nga ora 12:00.
Përmes një konference për medie të premten,Besnik Shabiu, tha se në rast se nuk ka reflektim nga institucionet pas ditës së nesërme, protestat do të masivizohen dhe mund të përshkallëzohen.
“Njëra nga alternativat është paralizimi i aktiviteteve të institucioneve, bllokimi i rrugëve dhe shesheve,” theksoi ai.
Zyra e Rregullatorit për Energji ka marrë vendim në lidhje me shtrenjtimin e tarifave të reja të energjisë elektrike. Me miratimin e tarifave të reja të energjisë, Bordi i ZRrE-së ka zyrtarizuar rritjen e çmimit të rrymës prej 16.1 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve. Tarifat e reja pritet të aplikohen nga 1 maji.
Kundër shtrenjtimit të energjisë u mbajtën edhe dy protesta të tjera më herët.