Dy shtetase shqiptare synuan që t’i marrin me vete për në Londër 200 pako cigare, përmes Aeroportit të Prishtinës. Kontrabanda me Malborot e kaltërta u parandalua si shkak i angazhimit të policisë.
“Sot, më datën 18.04.2025, si rezultat i punës dhe angazhimit të zyrtarëve policorë, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është parandaluar një rast i kontrabandës me duhan (pako të cigareve). Pasi që dy pasagjeret janë ndalur dhe tek të njëjtat janë hasur në total 200 shteka (pako) me cigare, të njëjtat janë dërguar në zyrën e doganës për veprime dhe procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.
Të dyshuara, pasi kishin dorëzuar bagazhet (çantat) e tyre, janë ndaluar për kontrolle nga zyrtarët kompetentë, ku gjatë kontrollit në dy bagazhet (çantat) e tyre janë gjetur nga 100 shteka (pako) me cigare të llojit Malboro e kaltër.
Të njëjtat janë dërguar në zyrën e doganës për veprime dhe procedura të mëtejme.