Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar të dhëna të reja nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2024, sipas të cilave numri i banesave të pabanuara në Kosovë ka arritur në 182,849, një rritje prej mbi 83 mijë krahasuar me regjistrimin e vitit 2011. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh të banesave të pabanuara, me 25,195, pasuar nga Prizreni (16,842) dhe Ferizaj (15,228).
Të dhënat e regjistrimit ofrojnë pasqyrë mbi ndryshimet demografike dhe karakteristikat e popullsisë, ndërtesave dhe ekonomive familjare. Po ashtu, numri i ndërtesave me banesa të banueshme ka arritur në 274,116, një rritje prej 26 mijë nga 2011. Gjithashtu, numri i përgjithshëm i banesave është rritur nga 312,711 në 556,779.
Kosova ka 1,602,515 banorë, një ulje prej rreth 150 mijë banorësh krahasuar me vitin 2011.