Në Mitrovicën e Veriut, të shtunën janë arrestuar gjashtë persona nën dyshimin se kanë marrë pjesë në një përleshje.
Policia njoftoi se gjatë incidentit, një 17-vjeçar, Ll.P., ka mbetur i lënduar dhe ka kërkuar tretman mjekësor.
“Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një pune intensive të hetueseve nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, të cilat kanë arritur t’i identifikojnë dhe ti arrestojnë të dyshuarit. Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ka ndodhur me datë 15.02.2025 në rrugën ‘Knjaz Millosh’, Mitrovicë Veri. Si pasojë e kësaj përleshje, i lënduar ka mbetur viktima LL.P 17-vjeqar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.