Shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit në Spanjë është hedhur dhe tashmë janë mësuar përballjet mes ekipet më të mëdha të futbollit spanjoll. Barcelona dhe Real Madridi kanë zbuluar kundërshtarët e tyre për këtë fazë të rëndësishme të kompeticionit.
Barcelona do të përballet me Atletico Madridin, një sfidë e cila premton emocione të mëdha, pasi dy skuadrat nuk janë takuar në këtë kompeticion që nga gjysmëfinalet e sezonit 2016/2017.
Ndërkohë, Real Madrid do të ketë një ndeshje më të lehtë në letër, pasi do të përballet me Real Sociedadin, një skuadër që nuk ka arritur të ndalë galopin e “Los Blancos” në takimet e fundit mes tyre, ku ndeshja më e fundit u zhvillua në çerekfinalet e sezonit 2019/2020.
Takimet e para të kësaj faze do të zhvillohen më 25, 26 ose 27 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen pas një muaji, më 1, 2 ose 3 prill.