Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, është dënuar nga Gjykata Speciale me tre vjet burg për akuzën e pengimit të drejtësisë. Përveç dënimit me burg, ai është ndëshkuar edhe me një gjobë prej 500 eurosh.
Shala, së bashku me dy të akuzuarit tjerë, Januzi dhe Bahtijari, e kanë pranuar fajësinë për frikësimin e dëshmitarëve dhe pengimin e drejtësisë. Këtë marrëveshje ata e arritën me Prokurorinë e Specializuar në fund të dhjetorit 2024.
Në kuadër të marrëveshjes, Shala ka pranuar dënimin maksimal prej tre vitesh burgim, Januzi është pajtuar me një dënim prej 24 deri në 30 muaj, ndërsa Bahtijari është dakorduar që, nëse gjykata e dënon me dy vjet burgim ose më pak, ai nuk do të ketë mundësi të apelojë vendimin.