Portieri i ri, Mustafë Abdullahu, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u huazuar nga Tirana te Karlsruhe në Bundesliga 2 të Gjermanisë deri në fund të edicionit.
“Interesimi nga Karlsruhe më ka befasuar. Shikoj përpara drejt sfidave të reja. Dua të mësoj gjëra të reja në secilën stërvitje”, ka thënë Abdullahu.
Klubi gjerman e ka vëzhguar 20-vjeçarin, pjesë e Kosovës U21, për një kohë të gjatë. Abdullahu, i cili ishte i huazuar te Malisheva, do të ketë mundësi të zhvillohet në Gjermani, me opsionin për transferim të përhershëm në verë.
“Me Mustafën kemi angazhuar një portier me përvojë. Huazimi do t’i jap atij mundësi të zhvillimit tutje. Kemi përfshirë opsionin e blerjes që na jep mundësi ta transferojmë atë në verë”, ka thënë Sebastian Freis, drejtor sportiv i Karlsruhes.
Ai kishte pesë paraqitje me Malishevën gjatë stinorit vjeshtor. Aktualisht, Karlsruhe renditet e teta në Bundesliga 2.