Errët
Ndritshëm

Policia gjen raketahedhës në kufirin me Serbinë

03.02.2025

Policia e Kosovës kanë gjetur një raketahedhës të tipit M80 me kalibër 64mm gjatë patrullimit në zonën kufitare me Serbinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin, duke thënë se fillimisht policët kishin hasur në një qese najloni dhe pas inspektimit më të afërt kanë zbuluar se bëhej fjalë për një raketahedhës.

“Sot, më 03.02.2025, rreth orës 16:00, ndërsa ishin duke patrulluar në zonën kufitare për të hetuar rrugë të mundshme të përdorura për kontrabandë, policët hasën një qese najloni të dyshimtë”, tha Elshani. “Pas mbërritjes së ekipit forenzik, u vërtetua se bëhet fjalë për një raketahedhës M80 me kalibër 64mm.”

Zona ku është gjetur raketahedhësi ndodhet shumë afër kufirit me Serbinë, Zubin Potok. Deri tani, nuk janë identifikuar të dyshuar në lidhje me këtë rast.

Errët
Ndritshëm