Errët
Ndritshëm

Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës, konfiskohen 8 paketime me drogë

30.01.2025
Bbb 3

Policia e Kosovës, së bashku me zyrtarët e Qendrës Korrektuese në Dubravë, kanë realizuar një bastisje në disa dhoma të burgut, ku kanë gjetur dhe konfiskuar disa paketime me drogë.

Bastisja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:00, ku janë zbuluar tetë paketime me lëndë narkotike, me një peshë totale prej 11 gramësh.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet:

Pas raportimit se në Qendrën Korrektuese dyshohet për narkotikë, njësiti policor së bashku me zyrtarët korrektues, kanë bërë kontrollin nëpër disa dhoma ku gjatë bastisjes në dhomë në një gyp kanë gjetur dhe konfiskuar 8 paketime të dyshuara marihuanë me peshë 11 gramëshe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori rasti iniciohet posedim i narkotikëve.”

Errët
Ndritshëm