Errët
Ndritshëm

Manchester City ofron huazim për Douglas Luiz, Juventusi kërkon klauzolë blerjeje

29.01.2025
Douglas Luiz Juventus 3

Manchester City ka bërë një propozim për huazimin e mesfushorit të Juventusit, Douglas Luiz, raportojnë mediat italiane.

Sipas Nicolo Schira, klubi nga Mançesteri ka ofruar një marrëveshje huazimi për 26-vjeçarin brazilian. Megjithatë, Juventusi kërkon që huazimi të shoqërohet me një klauzolë detyrueshme blerjeje për të realizuar transferimin përfundimtar të lojtarit.

Njëherësh, gazetarët italianë Mirko Di Natale kanë raportuar se edhe Chelsea është e interesuar për shërbimet e mesfushorit, duke e shtuar konkurrencën për Douglas Luiz.

Sidoqoftë, Juventusi ka refuzuar ofertat nga të dy klubet, duke kërkuar një tarifë të paktën 45-50 milionë euro për shitjen e tij.

Errët
Ndritshëm