Botafogo, në pronësi të biznesmenit amerikan John Textor, po kërkon në mënyrë aktive një trajner të ri.
Klubi brazilian ka nisur negociatat me specialistin e njohur spanjoll Rafael Benitez. Spanjolli ka shprehur interesim për mundësinë për të drejtuar një nga skuadrat më të famshme dhe të dekoruara të Brazilit.
Megjithatë, Botafogo nuk po e kufizon kërkimin e saj vetëm në Benitez. Sipas TMW, klubi ka kontaktuar edhe ish-trajnerin e kombëtares së Italisë, Roberto Mancini. Menaxheri italian, i cili së fundmi përfundoi mandatin e tij me kombëtaren e Arabisë Saudite, ka refuzuar ofertën e “Yllit të vetmuar”, duke mos shfaqur interesim për këtë projekt.