Errët
Ndritshëm

Prokuroria e Gjilanit ngriti 316 aktakuza për dhunë në familje gjatë vitit 2024

28.01.2025
Prokuroria Themelore Ne Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë shqyrtuar gjithsej 2 mijë e 210 kallëzime penale, përfshirë Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin për të Mitur.

Në një njoftim të publikuar, Prokuroria theksoi se gjatë vitit të kaluar janë përdorur procedura alternative për zgjidhjen e rasteve, duke përfshirë edhe urdhëratë ndëshkimor, për të cilat janë zgjidhur 40.8% e rasteve.

Gjatë vitit 2024 përmes procedurave alternative, duke përfshirë edhe urdhëratë ndëshkimor janë zgjidhur 40.8% e rasteve. Ndërsa, sa i përket veprave penale të dhunës në familje, gjatë vitit 2024 janë ngritur gjithsej 316 aktakuza kundër 360 personave”, thuhet në njoftim.

Errët
Ndritshëm