Errët
Ndritshëm

Sadio Mane mohon thashethemet për rikthimin e tij në Evropë

27.01.2025
Goal Blank Web Facebook 2024 01 11t145325.445.png

Sulmuesi i Al-Nassr, Sadio Mane është bërë një nga lojtarët që zgjodhi të largohej nga futbolli evropian për në Arabinë Saudite.

Pasi iu bashkua në Al-Nassr në verën e vitit 2023, sulmuesi senegalez po shijon një sezon solid nën drejtimin e Stefano Pioli, pas një viti të parë sfidues.

Me 5 gola në 16 ndeshje të Saudi Pro League dhe me 7 asistime, 32-vjeçari po kontribuon në suksesin e skuadrës së tij me paraqitje cilësore, duke demonstruar një formë të shkëlqyer fizike.

Për këtë arsye, javët e fundit ka pasur diskutime për rikthimin e tij në Evropë , madje emri i tij është lidhur me Milanon. Megjithatë, vetë Mane i ka hedhur poshtë këto thashetheme:

Mendoj se kjo është pjesë e futbollit dhe si lojtar duhet ta pranosh. Thashethemet ekzistojnë gjithmonë, por unë nuk jam më një lojtar i ri për t’u ndikuar prej tyre. Jam këtu, i fokusuar te ekipi im. Synimi im është të qëndroj me Al-Nassr dhe të ndihmoj të fitoj tituj”, citohet Mane nga TMw.

Errët
Ndritshëm