Errët
Ndritshëm

Salah ka kaluar Henry-n në listën e golashënuesve më të mirë të Premier League

25.01.2025
Mohammed Salah 1

Liverpool fitoi 4-1 kundër Ipswich Town në raundin e 23-të të Premier League. Sulmuesi i Reds, Mohamed Salah e shënoi këtë rast me një gol, duke e çuar numrin e tij në 176 në ligën angleze. Me këtë moment historik, Salah ngjitet në vendin e shtatë në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave në Premier League, duke kaluar ish sulmuesin e Arsenalit, Thierry Henry, i cili shënoi 175 gola.

Në vendin e gjashtë është Frank Lampard, i cili ka shënuar 177 gola, ndërsa lider i të gjitha kohërave mbetet Alan Shearer me 260 gola.

Këtë sezon, Salah është paraqitur në 32 ndeshje për klubin në të gjitha garat, duke shënuar 23 gola dhe 17 asistime.

Errët
Ndritshëm