Në Kroaci sot është shpallur bojkot i dyqaneve, rrjeteve të shitjes me pakicë dhe pompave të benzinës për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve. bazuar në një nismë të nisur nga grupi në Facebook “Përshëndetje, Inspektor”, pas së cilës qëndron Qendra Evropiane e Konsumatorit. Kjo nismë u mbështet nga kompanitë e mbrojtjes së konsumatorit, sindikatat, partitë politike, madje edhe vetë ministri i Ekonomisë.
Pro bojtkotit të marketeve doli edhe Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.
”Bojkoti i sotëm i dyqaneve është një mesazh i rëndësishëm dhe i artikuluar nga qytetarët që do të merret parasysh”, tha kryeministri Andrej Plenkoviq në seancën e qeverisë, raporton media kroate IndexHR.
Minisri i Ekonomisë, Ante Šušnjar tha sot pas mbledhjes së kabinetit se bojkoti i sotëm i dyqaneve është një moment kyç kur të gjithë do të kuptojnë fuqinë e klientëve dhe kur tregu do të fillojë të rregullohet. “Mendoj se sot është momenti kyç kur të gjithë do ta kuptojnë fuqinë e klientëve si pjesë kyçe e tregut dhe në këtë mënyrë do të rregullohet tregu”, tha Šušnjar.
Ai komentoi listën e produkteve me çmime të mbrojtura dhe aksionin qytetar për bojkotimin e dyqaneve, duke u shprehur i kënaqur me suksesin e aksionit pasi që sot dyqanet janë bosh. Ai deklaroi se vetëdija për fuqinë e konsumatorëve duhet të vazhdojë.