Errët
Ndritshëm

Vdes 25 vjeqari i lënduar nga shpërthimi i fishekzjarreve në natën e Vitit të Ri

20.01.2025

Sot ka vdekur 25-vjeçari i lënduar rëndë nga shpërthimi i fishekzjarrëve që ndodhi në natën e Vitit të Ri në Prizren.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më datë 20.01.2025, rreth orës 11:00, Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, nga një i afërm i familjes, është informuar se viktima e rastit ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ të ndodhur në Prizren më datë 31.12.2024 (shpërthimi i fishekzjarrëve), si pasojë e lëndimeve të marra, ka vdekur sot,” ka theksuar Bytyqi.

Bytytqi ka thënë se viktima, Abdurrahman Memaj, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, ishte transferuar në Turqi për trajtim.

Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit.

Errët
Ndritshëm