Errët
Ndritshëm

77 shkolla në Shqipëri kanë pezulluar mësimin shkollor si pasojë e motit të keq

13.01.2025
Shkolla 1

Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka njoftuar përmes një deklarate për mediat se, për shkak të kushteve të rënda të motit, rekomandimeve të autoriteteve për emergjencat civile dhe raporteve nga zyrat vendore arsimore, mësimi do të pezullohet përkohësisht në 77 shkolla dhe shkollat e tyre vartëse.

Më datë 13 janar 2025, pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor“, thuhet në njoftim.

Ministria e Arsimit ka njoftuar gjithashtu se ditët e humbura do të kompensohen në javët në vijim.

Për shkak të trashësisë së dëborës, që ka arritur deri në 50 cm në juglindje të Shqipërisë dhe në zonat veriore, shumë shkolla në zona të tilla si Bulqiza, Mati, Dibra, Kruja, Hasi, Kukësi, Mirdita, Kurbini, Puka, etj., nuk mund të zhvillojnë mësim. Po ashtu, mësimin e kane pezulluar edhe 5 shkolla në Tiranë.

Si pasojë e motit të keq, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, duke e bërë edhe më të vështirë gjendjen për banorët e atyre zonave.

Errët
Ndritshëm