Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, u ka ndaluar qytetarëve të shtetit që ai udhëheq konsumimin e hot-dogëve, duke e cilësuar këtë si një akt tradhtie, ka raportuar **DailyMail**.
Sipas tij, ky ushqim i shpejtë, i njohur globalisht, përfaqëson kuzhinën perëndimore dhe ka deklaruar se “servirja e tij do të konsiderohet tradhti ndaj shtetit”.
Çdokush që kapet duke shërbyer ose gatuar hot-dogë rrezikon të dërgohet në kampet e punës.
Ky vendim i pazakontë është pjesë e fushatës së regjimit për të shtypur atë që ai e quan “kulturë dekadente kapitaliste”.
Gjithashtu, Kim Jong-Un ka urdhëruar që divorcet mes çifteve të ndëshkohen me punë të rënda, duke deklaruar se ata që zgjedhin të ndahen do të “dënohen me kampe pune për të paguar çmimin final të krimit”.