Granit Xhaka është lojtari më i vlefshëm i vitit 2024 në Zvicër. Ky çmim iu nda mesfushorit shqiptar nga “Sports Awards”, që është një çmim mjaft i rëndësishëm në Zvicër.
Mesfushori Xhaka ka udhëhequr Bayer Leverkusenin drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Gjermanisë. Ai shkëlqeu me Zvicrën në Euro 2024, ndërsa me Leverkusen arriti edhe në finalen e Europa League.
“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë: ekipin tim, stafin, trajnerët e mi. Të them të drejtën, nuk jam një adhurues i madh i një çmimi të tillë individual. Sepse, siç thashë, suksesi nuk është i mundur. Ju duhet ekipi, trajnerët dhe stafi i paharrueshëm për mua, për klubin dhe për të gjithë qytetin”, u shpreh Xhaka.
Xhaka ishte i nominuar për Topin e Artë, duke hyrë në Top 30 më të mirët në botë, derisa përfundimisht u rendit i 16-ti.