Errët
Ndritshëm

Aeroporti i Prishtinës, udhëtarit i gjenden 50 fishekë në valixhe

06.01.2025
Aeroporti 'adem Jashari', Shenjester.net

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar se në valixhen e një shtetasi kosovar janë zbuluar 50 fishekë. Municioni i është konfiskuar të dyshuarit dhe, me vendim të Prokurorit, burri është liruar në procedurë të rregullt – thekson Policia e Kosovës.

“Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishekë. Nga i dyshuari është sekuestruar municioni dhe, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në Raportin e Policisë.

Rasti është raportuar rreth orës 11:50 më 05.01.2025, ndërsa Policia e ka klasifikuar si “armëmbajtje pa leje”.

Errët
Ndritshëm