Errët
Ndritshëm

UEFA e dënon Kosovën me 13 mijë euro

30.12.2024
Kosova 5

UEFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës me 13,250 euro.

Dënimi prej 10,000 eurosh është dhënë për shkak të pushtimit të fushës gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Lituanisë, e zhvilluar më 18 nëntor në Prishtinë.

Po ashtu, FFK është dënuar me 3,250 euro për ndezjen e fishekzjarrëve nga tifozët e “Dardanëve”, ndërsa futbollisti Muharrem Jashari është pezulluar për dy ndeshje.

Jashari u përjashtua nga loja pas një ndërhyrje të ashpër dhe do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës, të cilat do të zhvillohen në mars, ku ekipi i Kosovës do të përballet me Islandën në play-off të Ligës së Kombeve.

Errët
Ndritshëm