Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se, më 29.12.2024, kreu vjedhje të armatosur në një Qendër Tregtare në Deçan, si dhe vëllain e të dyshuarit, i cili kishte kansour zyrtarët policorë gjatë bastisjes.
Sipas komunikatës së Policisë për media, me detaje rreth rastit, gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjetur armë dhe mjet i mprehtë.“Njёsitet relevante të Stacionit Policor nё Deçan, menjёherё kanё shkuar nё vendin e ngjarjes, kanё arrestuar tё dyshuarin dhe gjatё kontrollit tek i dyshuari janё gjetur e sekuestruar: njё (1) armё e llojit Canik kal. 9mm, njё (1) karikator i sё njëjtёs armё dhe njё (1) mjet i mprehtë (brisk).” – thuhet në njoftim.
Policia thekson se gjatё arrestimit, i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë dhe se i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.Tutje, hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime dhe njёsitet e tjera kryen kontroll/bastisje, nё shtёpinë e personit tё dyshuar, nё fshatin Strell i ulёt – Deçan, ku ishin sulmuar nga vëllai i të dyshuarit.“Gjatё bastisjes, zyrtarët policorë janё kanosur nga i dyshuari (vёllai i tё dyshuarit tё parё), i dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Dy të arrestuarit dyshohen për veprat penale: “kanosje”, “mbajtje nё pronёsi kontroll, posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “vjedhje e rёndё”.