Errët
Ndritshëm

PZAP anulon vendimin për moscertifikimin e Listës Serbe

25.12.2024

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i KQZ-së ka aprovuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe në lidhje me moscertifikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për votimet e 9 shkurtit, 2025.

Sipas PZAP subjekti politik, së bashku me kandidatët politik i kanë plotësuar kushtet ligjore për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Në rastin konkret, Paneli vërtetoi se Lista Srpska, ka dorëzuar aplikimin e kompletuar, në përputhshmëri me nenet 16 dhe 17 të LZP-së, dhe KQZ-ja është e obliguar që të certifikojë çdo subjekt politik që plotëson kushtet e parapara ligjore”, thuhej më tej.

Errët
Ndritshëm