Sonte, në orët e vona, ka ndodhur një aksident në devijimin e rrugës afër Liqenit të Badocit, ku dyshohet se është përfshirë një veturë dhe është lënduar një person.
Për Shënjestër, rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.
“Sot rreth orës 21:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut,” tha Ahmeti.
Për më shumë informacione, Shënjestër do t’ju mbajë të informuar ne vazhdim.