Barcelona duket se nuk mund të fitojë ndeshje pa Lamine Yamalin; varësia nga talenti 17-vjeçar është e pamohueshme. Ai është kthyer në faktorin vendimtar për suksesin e skuadrës katalanase.
Statistikat janë të pamëshirshme: nga 19 ndeshjet e zhvilluara në La Liga këtë sezon, Barcelona ka dështuar të fitojë 4 prej tyre, dhe në të gjitha këto ndeshje, Lamine Yamal ose nuk ishte titullar, ose u aktivizua nga stoli.
Kur ai është në formacionin startues, bilanci i Barcelonës është shumë më i fortë: 12 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje, kundër Leganés, me rezultatin minimal 1-0.
Humbja e fundit kundër Atlético Madrid, që ishte disfata e pestë për Barcelonën në kampionat, vetëm sa e konfirmoi varësinë e ekipit nga supertalenti i ri.
Trajneri i Barcelonës, Hans Flick, në një intervistë për media muajin e kaluar, nuk e ka mohuar ndikimin e tij të madh:
“Jemi pak të kufizuar pa Laminen, por kemi kualitet të madh dhe lojtarë që mund të operojnë në pozita të ndryshme.”
Lamine Yamal deri tani ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 12 asistime në të gjitha garat.
Barcelona gjendet e treta në tabelë, pas Real Madridit dhe Atlético Madridit.