Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut do të dërgojë një ekip të vogël oficerësh të të drejtave të njeriut në Siri javën e ardhshme për herë të parë pas përmbysjes së presidentit Bashar al-Assad, tha zëdhënësi i OKB-së Thameen Al-Kheetan në një konferencë për shtyp të premten, raporton Reuters.
Si pjesë e kontrollit, forcat çliruese siriane kanë hapur burgjet dhe zyrat qeveritare dhe kanë ngritur shpresa të reja për përgjegjësi për krimet e kryera gjatë luftës civile më shumë se 13-vjeçare të Sirisë.
Nën tiranin Asad, ekipi i OKB-së për të drejtat e njeriut nuk është lejuar në Siri prej vitesh, tha Al-Kheetan, prandaj ka monitoruar abuzimet nga distanca.
Ai tha se ekipi do të mbështesë çështjet e të drejtave të njeriut dhe do të ndihmojë për të siguruar që çdo tranzicion i pushtetit të jetë “gjihtëpërfshirës dhe brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar”.
“Është e rëndësishme për ne që të fillojmë të krijojmë një prani,” tha ai.
Një organ hetimor i OKB-së gjithashtu shpreson të udhëtojë në Siri për të siguruar prova që mund të implikojnë zyrtarë të lartë të ish-qeverisë.