Një vetëaksident ka ndodhur përsëri në pjesën veriore ku mbetën të lënduar tre policë në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, raporton Koha.
Sipas Elshanit, policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Dyshohet se vetaksidneti ka ndodhur si pasojë e ngricave në rrugë.
Ky është vetëaksidenti i dytë brenda javës i Policisë në veri.
Te premten e kaluar tetë policë u lënduan nga aksidenti i autoblindës në fshatin Grabovc afër Zveçanit në veri të Kosovës.