Errët
Ndritshëm

Kryeministri Kurti ftohet sërish për dëshmi nga Prokuroria Speciale

20.12.2024

Prokuroria Speciale i ka dërguar një ftesë të dytë kryeministrit Albin Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Sipas Kryeziut kabineti i kryeministrit në përgjigjen ndaj kësaj ftese ka ritheksuar gatishmërinë e e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim.

“Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim. Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër”, është shprehur Kryeziu.

Kryeministri Kurti, të hënën kur edhe ishte ftuar për herë të parë, nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar si dëshmitar për rastin e rezervës shtetërore, me arsyetimin se është jashtë vendit.

Prokuroria Speciale e ka paralajmëruar kryeministrin se mund të gjobitet me 250 euro për secilën mosparaqitje dhe të burgoset nëse shpërfill thirrjen e Prokurorisë për të dhënë dëshmi pa dhënë arsye të qenësishme.

Errët
Ndritshëm