Sulmuesi Kylian Mbappé ka pranuar se do të kishte dashur të luante përkrah Cristianos Ronaldo, por tani e kupton se kjo nuk ka gjasa të ndodhë ndonjëherë.
“Sigurisht që do të kisha dashur të luaja me Cristiano Ronaldon. Është gjithmonë e mrekullueshme të luash me futbollistë të jashtëzakonshëm si ai apo Messi. Sa herë që flasim për Cristiano përmendim edhe Messin. Por jam i kënaqur sepse tashmë kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj: Neymar, Pogba, Griezmann, Benzema…”, tha Mbappé.
Sulmuesi francez shprehu gjithashtu admirimin e tij për Lionel Messin, me të cilin pati mundësinë të luante teksa ishte në Paris Saint-Germain:
“Unë mendoj se do të kishte qenë e mrekullueshme të luaja me Ronaldon, por tani është tashmë e vështirë. Kam luajtur kundër tij disa herë; ai është një legjendë e sportit. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Messin. Nuk e kam menduar kurrë se do ta bëj luaj me të, ai është unik, ashtu si Cristiano, dhe për mendimin tim, ne ndonjëherë e nënvlerësojmë atë që ata kanë arritur,“ citoi Mbappé nga BeIN Sports.
Vlen të theksohet se në sezonin 2024-25, Kylian Mbappé luajti 23 ndeshje për Realin, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 3 asistime.