Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.
Sipas të dhënave nga regjistrimi i vitit 2024, Kosova ka 1,602,515 banorë, një numër më i ulët krahasuar me vitin 2011, kur popullsia ishte 1,739,825.
Nga rezultatet e vitit 2011, mosha mesatare ishte 29.97 vjet, ndërsa në vitin 2024 ajo ka arritur në 34.84 vjet.
Gjithashtu, të dhënat tregojnë se mosha mesatare për femrat është 35.66 vjet, ndërsa për meshkujt 34.03 vjet.