Kryeministri Albin Kurti nuk ka refuzuar vetëm ftesën e Prokurorisë Speciale për t`u intervistuar para prokurorëve të shtetit në cilësinë e dëshmitarit, për një çështje penale. I pari i qeverisë po refuzon të flasë edhe për refuzimin e ftesës në fjalë.
Nga dita e mërkurë, kur është bërë publike ftesa e prokurorisë, shefi i qeverisë tri herë ka refuzuar pyetjet e gazetarëve për këtë çështje.
Në të tria rastet, ai ka gjetur arsye të ndryshme për të iu shmangur pyetjeve të gazetarëve.
Edhe sot ka vepruar njëjtë.
Derisa ka dal nga ceremonia e hapjes së ankandit të parë të erës me kapacitet prej 100MWW, ai ka refuzuar të plasë për çështje më të përfolur në javën e fundit.
Me të parë gazetarët, ai e ka shikuar orën dhe është arsyetuar se është duke shkuar në një angazhim tjetër.
“Jam duke shkuar në mbledhje të Qeverisë”, ka thënë Kurti.
Për ftesën e prokurorisë, kryeministri Kurti ka refuzuar të flasë edhe të hënën, pasi është kthyer nga vizita në Slloveni.
Pavarësisht insistimit të mediave, ai nuk është ndalur.
Kjo ka qenë hera e dytë që shefi i ekzekutivit ka refuzuar pyetjet për këtë temë.
I pari i qeverisë për çështjen në fjalë nuk ka folur as një ditë pasi ishte bërë publike ftesa.
Derisa Kurti dilte nga një sallë e hotelit “Swiss Diamond”, kryeministri iu ka thënë gazetarëve se është me nxitim dhe nuk mund të flasë.
“Jam me nxitim”, kishte thënë Kurti.
Të mërkurën, më 11 nëntorit, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, kishte bërë publike ftesën e Prokurorisë Speciale për intervistimin e kryeministrit Albin Kurti.
Ai e kishte politizuar ftesën, duke e ndërlidhur atë me zgjedhjet.