Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, është shpallur lojtari më i mirë i huaj në Rumani.
Pavarësisht se ka gjashtë muaj që është larguar nga Rapidi i Bukureshtit, ai ka arritur të fitojë një çmim të rëndësishëm.
Rrahmani mori këtë çmim nga Shoqata e Futbollistëve Amatorë dhe Jo-Amatorë të Rumanisë.
Llapjani shprehu kënaqësinë pas marrjes së çmimit:
“Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që u votova nga trajnerët dhe lojtarët si lojtari më i mirë i huaj i sezonit 2023/2024, organizuar nga AFAN.
Një falënderim i veçantë për ish-shokët e mi të skuadrës, stafin e trajnerëve dhe të gjithë ata që më ndihmuan të kem një sezon të mrekullueshëm. Zoti na bekoftë të gjithëve,” ka shkruar Rrahmani.
Në këtë sezon, me klubin e tij Sparta Prague, Rrahmani ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 3 asistime në të gjitha garat.