Ylli i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz, raportohet se ka marrë më në fund vendimin e tij final sa i përket të ardhmes së tij.
Sipas të përditshmes gjermane Kicker, Wirtz do të refuzojë çdo ofertë që vjen nga Real Madridi, Bayerni apo City, pasi ka vendosur që ta rinovojë kontratën me Leverkusenin.
Është raportuar se kontrata e tij aktuale e cila skadon në 2027 do të zgjatet edhe për një vit, ku ai do të përfitojë gjithashtu edhe një rritje të konsiderueshme të pagës.
Çmimi i kartonit të Wirtz raportohej se kapte vlerën e 150 milionë eurove.
Raportimet nga mediat e lidhnin atë vazhdimisht me një kalim tek Real Madridi, të cilët duket se janë të vendosur të nënshkruajnë me një mesfushor me tipare sulmuese verën e ardhshme.
Por, ai gjithashtu është lidhur edhe me Arsenal dhe Bayern Munich, teksa The Times kishte pretenduar se gjermani është një objektiv kryesor edhe për Pep Guardiolën.