Errët
Ndritshëm

Ministri Xhelal Sveçla ka vizituar policët e lënduar nga vetaksidenti me autoblindë

14.12.2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për rastin ku u lënduan 8 policë si pasojë e vetaksidentit me autoblindë.

Ai njoftoi se posa arriti nga Kroacia u shkoj për vizitë tre policëve që gjindeshin në QKUK.

“Sapo mbërrita mbrëmë nga Kroacia vizitova në QKUK tre policët tanë që po marrin trajtim mjekësor. U takova po ashtu edhe me familjarët e kolegët e tyre” – thuhet në postimin e Ministrit Sveçla në Facebook.

“Shkaqet e aksidentit po hetohen por jam shumë i lumtur që djemtë tanë janë jashtë rrezikut për jetë. Iu uroj të kthehen sa më shpejt në detyrë, në shërbim të qytetarëve e vendit tonë. Me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia takuam mjekët që po përkujdesen për shëndetin dhe trajtimin adekuat. Ata na njoftuan e siguruan se janë duke i trajtuar policët me kujdesin më të lartë profesional” – thuhet tutje në njoftim..

Errët
Ndritshëm