Errët
Ndritshëm

Kurti: Serbia është shtet paramilitar, nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga e kaluara

13.12.2024
Kurti Si Thaçi, Rrit Pagat Para Zgjedhjeve! Shenjester.net

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur edhe nga Kroacia se prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit qëndron Serbia. Ai ka thënë se në bashkëpunim me vendet aleate po ngrihen kapacitetet përgjatë kufirit me Serbinë për ta rritur sigurinë brenda Kosovës.

“Nervoza në Beograd po përkthehet në agresivitet kundër Kosovës”, ka thënë Kurti në konferencë për media me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Kurti është pyetur për protestat aktuale në Serbi dhe ndikimi që mund të kenë në procesin e negociatave me Kosovën. E ai ka thënë se Beogradi nuk ka nxjerrë mësime nga e kaluara e saj, teksa e ka quajtur Serbinë shtet paramilitar.

“Për një shekull e gjysmë në Serbi ka pasur vetëm nja dy vjet e gjysmë demokraci. Serbia nuk është shtet demokratik, nuk respektohet të drejtat e njeriut e as të pakicave. Estabilishmenti në Serbi nuk beson te pluralizmi politik, nuk ka sundim të ligjit e për këtë ka protesta të tilla të ashpra studentore… Janë kthyer në atë që e kemi ditur, shtet paramilitar. Te ne e çojnë Milan Radoiçiqin që të ndërmarrë aksione terroriste, ndërsa në Beograd i rrahin studentët. E dimë nga përvoja historike si përfundon kjo gjë, por duket se Beogradi nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga e kaluara e vet. Duam marrëdhënie të mira fqinjësore, prandaj kemi Marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë ai.

Errët
Ndritshëm