FC Drenica emëron trajner të ri
Pas largimit të trajnerit Bylbyl Sokoli, FC Drenica ka emëruar Arsim Thaçin si trajner të ri, i cili do ta udhëheqë skuadrën gjatë stinorit pranveror.
Thaçi dha dorëheqje nga pozita e trajnerit të FC Dritës në janar të këtij viti.
Ai ka pasur një karrierë të suksesshme, duke drejtuar disa nga klubet më të njohura të futbollit kosovar, si Prishtina, Flamurtari, Malisheva dhe të tjerë.
Aktualisht, FC Drenica renditet në vendin e parë të Ligës së Parë, me synimin për t’u rikthyer në Superligë.