Errët
Ndritshëm

Komuna e Prishtinës pa automjete, Rama kërkon zgjidhje të shpejtë

11.12.2024
Komuna E Vjetër E Prishtinës 8 Shënjestër.net

Komuna e Prishtinës ka shpërndarë një njoftim urgjent në lidhje me situatën e vështirësuar pas skadimit të kontratës për qiranë e automjeteve, që është menaxhuar nga Autoriteti Qendror i Prokurimit (AQP) nën Ministrinë e Financave. Kontrata, e cila përfshinte marrjen me qira të 76 veturave për përdorim nga institucione qendrore dhe lokale, ka skaduar më 6 dhjetor, duke lënë Komunën e Prishtinës pa automjete funksionale për operimet e saj.

Kjo kontratë përfshinte institucione qendrore dhe lokale, përfshirë Komunën e Prishtinës, e cila kishte marrë me qira 76 vetura. Pas skadimit të kontratës, të gjitha veturat janë kthyer, duke lënë Komunën e Prishtinës pa automjete funksionale. Kjo ka vështirësuar ndjeshëm operimin e drejtorive si Inspeksioni dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, thuhet në një njoftim të Komunës së Prishtinës të mërkurën.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të zgjidhë sa më shpejt këtë problem.

Komuna i bën thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje, përgjegjësi kjo e AQP-së”, thuhet në reagimin e tij në Facebook.

Errët
Ndritshëm