Katër persona janë lënduar nga një aksident trafiku mëngjesin e së mërkurës në Poklek (i ri) të Drenasit, në aksident janë përfshirë tri vetura.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti:
“Sot rreth 7:00 në fshatin Poklek i ri – Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë të përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Vetëm gjatë ditës së martë, nga Policia e Kosovës janë regjistruar 12 aksisdente me të lënduar dhe 28 aksidente me dëme materiale. Poashtu janë shqiptuar gati 2000 mijë tiketa trafiku.