Policia ka bërë të ditur se të hënën, dy të mitur kanë vjedhur në një market 21 pako me princ kafe.
Pasi kishin marrë 21 pako me princ kafe, të dyshuarit kishin ikur pa paguar.
Vlera e pakove të vjedhura sillet rreth 167 euro, sipas raportit të policisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:18.
Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarit.
Të dyshuarit për rastin janë arrestuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri i dyshuar është liruar.
Raporti i plotë:
Rr., C ‘’Prishtinë / 09.12.2024-16:18. Është raportuar se dy persona të panjohur, të mitur, në një market, i kanë marrë 21 pako me princ kafe, vlera e të cilave sillet rreth 167.70€ dhe kanë ikur pa bërë pagesën. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar..