Errët
Ndritshëm

Kuçi: Unë jam i pafajshëm dhe kam besim të plotë se do të lirohem nga akuza

09.12.2024
Hajredin Kuçi

Ish-ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi të hënën është deklaruar në Gjykatën Speciale. Ai ka tha se me Thaqin ka punuar mbi parimin e drejtësisë, duke pohuar se akzakuza prek dinjitetin dhe reputacionin e tij.

“Sot është një prej momenteve të errëta për mua si njeri i drejtësisë, që e ka profesion dhe mision tërë jetën, dhe jam identifikuar me drejtësi. Drejtësinë si profesion dhe mision do ta vazhdoj edhe nga sot, edhe në një pozitë tjetër, por prapë në funksion të saj dhe të vlerave që jam identifikuar. Më vjen keq për shqetësimet që ua ka bërë kjo akuzë anëtarëve të familjes sime.

Këtë aktakuzë e shoh si prekje të dinjitetit tim dhe reputacionit tim. Nuk do të zhgënjej askënd, as ju e as drejtësinë. Unë nuk kam bërë asnjë vepër penale. Unë jam i pafajshëm dhe kam besim të plotë se do të lirohem nga akuza.

Hashimin e kam mik, kemi punuar gjatë dhe kemi punuar e udhëhequr mbi parimin e drejtësisë. Puna ime është identifikuar në funksion të drejtësisë dhe jo në mosbindje ndaj urdhrave të gjykatës, çfarë thotë aktakuza.

Drejtësia për mua është mision dhe profesion. Besoj se të gjithë në këtë sallë jemi në anën e drejtësisë.”

Errët
Ndritshëm