Regjimi i presidentit Bashar al-Assad është rrëzuar në Siri.
Opozita atje ka bërë të ditur se ka marrë në kontroll kryeqytetin sirian, Damask, duke i dhënë fund sundimit gjysmë shekullor të familjes Assad.
Ofensiva e rrufeshme u krye për dy javë. Në shumë raste, ushtria siriane ose la postet e saj, ose dezertoi te opozita.
Luftëtarët morën në duar fillimisht qytetin verior të Alepos në fund të nëntorit, përpara se të zotëronin edhe pjesët tjera në jug të Hama dhe Homsit, zona që më parë ishin nën kontrollin e qeverisë.
Turqia ka mbështetur forcat anti-qeveritare kundrejt Rusisë dhe Iranit që mbështesnin ato te pushtetit. Amerika nuk u përzie.
Të dielën, skena festimi u panë në Damask dhe presidenti Bashar al-Assad u raportua se kishte ikur me avion.
90% e njerëzve në Siri nën qeverisjen e këtij të fundit jetonin nën kufirin e varfërisë dhe shumë prej tyre jetojnë në harresë në kampet e zhvendosjes.
Al Jazeera raporton se sirianët janë mbledhur në kufirin Liban-Siri, duke kërkuar të kthehen tashmë në shtëpi, pas fitores opozitare.