Errët
Ndritshëm

Një personi i vidhet vetura nën kërcënimin e armës pranë Prishtina Mall

07.12.2024

Një grabitje e rëndë ka ndodhur të enjtën, rreth orës 16:00 në Prishtina Mall.

Policia bën me dije se një person derisa kishte qenë në veturë kishin hyrë dy të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e armës e kishin detyruar të lëvizë me veturë në drejtim të Prishtinës.
Gjatë rrugës ishin ndaluar afër një pompe të derivateve ku e kishin zbritur viktimën nga vetura dhe ishin larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Pas hetimeve të zhvilluara, të premtën është arritur të identifikohet një i dyshuar mashkull kosovar si dhe është gjetur vetura e ankuesit.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa kishte qenë në veturë kishin hyrë dy të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e armës e kishin detyruar të lëvizë me veturë në drejtim të Prishtinës. Gjatë rrugës janë ndaluar afër një pompe të derivateve, viktimën e kanë zbritur nga vetura dhe janë larguar me veturë në drejtim të panjohur. Pas hetimeve të zhvilluara më 06.12.2024 është arritur të identifikohet një i dyshuar mashkull kosovar si dhe është gjetur vetura e ankuesit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Errët
Ndritshëm